Udhëheqësit politikë duhet t’i sigurojnë popullit që vaksinat nuk janë ruajtur për të pasurit

schedule09:46 - 30 Prill, 2021

schedule 09:46 - 30 Prill, 2021

Nga Jeremy Farrar, The Guardian

Gjatë ditëve të fundit, fuqitë e mëdha i  kanë ardhur në ndihmë Indisë. Vendimi i qeverisë amerikane për të dhuruar 10 milion doza vaksinash brenda javësh, dhe deri në 50 milion më shumë gjatë verës, është mirëpritur nga qeveria dhe sigurisht është mese i nevojshëm.

Zelanda e Re, Norvegjia dhe Franca gjithashtu i janë përgjigjur kërkesës që vaksinat të shpërndahen  në mënyrë të barabartë  në të gjithë botën. Kjo pandemi është një rrugë e gjatë. Situata në Indi,  ku Covid-19 ka shembur sistemet shëndetësore dhe ekonomike është alarmante.

Në shumë vende, spitalet nuk kanë më shtretër për të trajtuar  pacientët  dhe gjithashtu po përballen me  mungesa të furnizimeve jetësore mjekësore. Në një nivel global, më keqja nuk ka ardhur ende.

Në të gjithë botën, ka pasur pothuajse 100,000 viktima të raportuara në 10 ditët që kur totali global kaloi shifrën prej 3 milion. Për shkak të mungesës së mbledhjes së të dhënave, shifra e vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë më e lartë.

Pse, kur kemi vaksina dhe trajtime për Covid, bota po shënon rritje të rasteve?

Përgjegjësia për këtë u takon liderëve politikë globalë. Ndërsa shkenca ka bërë një përparim të dukshëm, duke prodhuar vaksina, trajtime dhe teste në kohë rekord, G20 nuk kanë arritur të bashkohen për një përgjigje të qëndrueshme globale që është jashtëzakonisht e nevojshme.

Kjo vendos në rrezik progresin  shkencor. Derisa vaksinat dhe testet për Covid të jenë të disponueshme  për të gjithë, ne nuk do të jemi në gjendje ta ndalojmë këtë pandemi dhe pasojat e saj do të jenë  shkatërruese. Qasja e barabartë në të gjithë  popullsinë e botës është mënyra më e mirë për të zvogëluar përhapjen e virusit, për të ulur nivelin e vdekshmërisë dhe për të parandaluar shfaqjen e varianteve të reja të rrezikshme.

Por nuk është e pranueshme që një në katër persona më të ardhura të larta të marrë një vaksinë kundër Covid ndërsa një në 500 persona mos të ketë qasje. Punonjësit e shëndetësisë në çdo vend, të cilët po e vënë veten në rrezik për të na mbrojtur të gjithëve, duhet të jenë të parët që do të vaksinohen, raporton abcnews.al

Tani për tani, udhëheqësit politikë globalë janë të vetmit njerëz që mund të sigurojnë këto burime thelbësore. Vendet e pasura – përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA  kanë blerë shumicën e furnizimeve ekzistuese të vaksinave.

Ata urgjentisht duhet të fillojnë të ndajnë këto doza me pjesën tjetër të botës, së bashku me shpërndarjet kombëtare në vendet e tyre dhe përmes programit Covax. Dhe ata duhet të përcaktojnë një kalendar për mënyrën se si do të ndahen këto donacione.

Mbretëria e Bashkuar është në pozicionin e përsosur për të udhëhequr këto përpjekje përmes presidencës së saj të G7. Gjysma e popullsisë – përfshirë ata që janë më të rrezikuar nga Covid kanë bërë të paktën një dozë të vaksinës në Britani.

Në fakt, Mbretëria e Bashkuar u ka dhënë pothuajse po aq doza qytetarëve të saj sa Covax ka qenë në gjendje të dërgojë në 120 vende në nevojë urgjente për  një dozë të vetme. Vaksinimi i gjithë botës nuk është thjesht gjëja e duhur moralisht – është në interesin shkencor, shëndetësor publik dhe ekonomik të çdo kombi.

Nëse e lejojmë Covid të vazhdojë të përhapet, ai do të vazhdojë të evoluojë, duke rritur rrezikun e varianteve të reja që mund të kalojnë kufijtë dhe të shmangin vaksinat dhe trajtimet. Në të njëjtën kohë, shkenca duhet të ecë në të njëjtin hap me virusin dhe të zhvillojë gjeneratën e ardhshme të vaksinave që do të mbrojnë nga variantet e ardhshme. Kjo do të kërkojë rritjen e kapacitetit prodhues globalisht dhe kombinimin e të gjitha mjeteve të nevojshme për të luftuar virusin: shëndetin publik, testet, oksigjenin, PPE, trajtimet dhe vaksinat.

Bota ka bërë progres të jashtëzakonshëm në zhvillimin e vaksinave, trajtimeve dhe testeve të para thelbësore gjatë vitit të fundit – të nxitura në pjesën më të madhe nga puna e ACT-Accelerator.

Kjo iniciativë ende ka nevojë për 19 miliardë dollarë për të ndihmuar shkencën përpara dhe për të siguruar që këto trajtime të shpërndahen  në mënyrë të barabartë në të gjithë botën – një shumë e vogël krahasuar me trilionë që qeveritë që po shpenzojnë në paketa stimuluese për të adresuar pasojat ekonomike të Covid.

Ne mund të dalim nga kjo krizë dhe Covid të jetë një  sëmundje e shërueshme në 2021. Por nuk mund ta bëjmë ketë gjë për sa kohë ka nuk ka qasje të barabartë në vaksina. Gjithashtu nuk duhet të ketë vonesa në shpërndarjen e vaksinave.

Sa më gjatë të presim, aq më keq do të jetë për të gjithë ne. Udhëheqësit politikë të botës kanë një zgjedhje për të bërë dhe duhet ta bëjnë sa më shpejt. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!