Arteta: 2-1 është humbja më e mirë, më gëzon vetëm pjesa e dytë

schedule08:58 - 30 Prill, 2021

schedule 08:58 - 30 Prill, 2021

Arsenali humbi 2-1 përballë Villareal mbrëmjen e kaluar. Javën e ardhshme zhvillohet dueli i kthimit gjysmëfinal i Europa League dhe kualifikimi është më i hapur se kurrë.

Trajneri i skuadrës londineze, Mikel Arteta analizoi për mediat disfatën në tokën spanjolle. Pjesa e parë nuk ishte aspak pozitive, por Arteta beson se djemtë e tij do ia dalin të kualifikohen në shtëpi.

Nuk erdhëm këtu për të humbur, por, duke parë si shkoi ndeshja, na duhet ta pranojmë rezultatin e fushës. Ndoshta ishte rezultati më i mirë që mund të merrnim në një humbje. Ishte një ndeshje me dy tablo.

Në pjesën e dytë luajtëm ashtu siç dimë ne, ndërsa në pjesën e parë nuk ishim vetvetja. Nuk ia dolëm të merrnim kontrollin e lojës, nuk ishim të saktë në pasime.

Nuk krijuam raste për gol, na mungoi rrezikshmëria, ndërsa në pjesën e dytë ndryshuam për mirë. Humbëm një rast të mirë për të barazuar rezultatin me anë të Aubameyang.

Gjithsesi, unë kam besim të madh për ndeshjen e kthimit. Kemi mundësinë për të fituar dhe për t’u kualifikuar në finale“, deklaroi trajneri i Arsenalit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!