Familja mbretërore Zulu në Afrikën e Jugut ka njoftuar vdekjen e Mbretëreshës Shiyiwe Mantfombi Dlamini vetëm një muaj pasi ajo u bë regjente.
Mbretëresha Mantfombi, 65 vjeç, u bë udhëheqëse e përkohshme e grupit më të madh etnik të vendit muajin e kaluar pas vdekjes së burrit të saj, Mbretit Goodwill Zwelithini.
Kryeministri i mbretëreshës tha se vdekja e saj e kishte befasuar familjen, ndërkohë pasardhësi sundimtar i kombit ende nuk është emëruar.
Mbretëresha Mantfombi ishte shtruar në spital një javë më parë pasi i prek nga një sëmundje e paspecifikuar, raportuan mediat e Afrikës së Jugut.
Ajo ishte emëruar në rol në 24 mars, pasi burri i saj 72-vjeçar, Mbreti Zwethilini, vdiq në spital nga ndërlikimet e lidhura me diabetin./acbnews.al