The Weeknd është i nominuari kryesor në Billboard Music Awards 2021 me më shumë se 16 nominime për albumin e tij të fundit “After Hours”. Nominimet përfshijnë artistin më të mirë mashkull, artistin më të mirë R&B, albumin kryesor Billboard 200 dhe këngën kryesore Hot 100 për Blinding Lights, kënga numër një e vitit të kaluar.
Ky vlerësim për artistin kanadez vjen në një kohë kur albumi i tij nuk u vlerësua nga event që u mbajt pak javë më parë. Kjo bëri që 31-vjeçari të shpërthente në akuza duke thënë se Grammy ishin të korruptuar. “Grammy-t mbeten të korruptuar. Ju më detyroheni mua, adhuruesve të mi dhe transparencës së industrisë”, shkroi asokohe këngëtari kanadez.
Tashmë, ai ka vendosur t’i bojkotojë përgjithmonë duke mos paraqitur asnjë nga projektet e tij të ardhshme. “Për shkak të ‘komiteteve të fshehura’, unë nuk do të lejoj më që labeli im ta paraqesë muzikën time tek Grammy”, tha ai për “New York Times”. /abcnews.al