Avokati i Ervis Martinajt: Klienti im marrëdhënie të mira me Ervin Matën

schedule13:19 - 7 Tetor, 2018

schedule 13:19 - 7 Tetor, 2018

Avokati i Ervis Martinajt deklaroi se kërkesa e prokurorisë për masën “arrest me burg” nuk ishte e bazuar në ligj. Ai tha se klienti i tij nuk ishte pjesë e sherrit ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha në një lokal në ish-Bllok. Sipas tij Ervis Martinaj kishte marrëdhënie të mira me Ervin Matën dhe nuk ishte i përfshirë në konflikt.

“Ishte një seancë normale pyetjeje, ishte një kërkesë që nuk përligjet me provat. Ervis Martinaj ka dhënë shpjegime për ngajrjen. Nuk ka qenë i përfshirë në konflikt, megjithë personat në lokal ka marrëdhien normale dhe nuk ka asnjë provë për veprime të paligjshme. Djemtë që shqoëronin Ervis Martinajn kanë ëprdorruru armë po këto akuza nuk janë të mbëhstetura në dosjen e prokurorisë.  Nuk ka të dhëna se Ervis Martinaj kishte konflikt me dikë, ai ka qenë në shoqërinë e dy miqve të tij Redi Popeskut dhe Ervin Matës, me të cilët ka patur dhe ka marrëdhënie shumë të mira. Me personin e vrarë ka një lidhje të largët, ndërsa personi i plagosur ka qenë me të, i cili nuk ka qenë i armatosur por është afruar në pëprjekje për të shuar sherrin. Sherri ka qenë mes dy personave të cilët nuk kanë lidhje me Ervis Martinajn”- deklaroi avokati i Ervis Martinajt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!