Koeman: Nuk ofendova asnjë, arbitri tregoi mungesë respekti! Humbje e rëndë

schedule22:20 - 29 Prill, 2021

schedule 22:20 - 29 Prill, 2021

Barcelona u mposht nga Granada, që në 25 ndeshje me katalanasit mori për herë të parë fitore në “Camp Nou”. Trajneri Ronald Koeman u ndëshkua me karton të kuq në këtë ndeshje dhe në fund ai foli për mediat edhe në lidhje me atë që ndodhi.

“Nuk e kuptoj aspak atë vendim. Unë nuk thashë asgjë, nuk e sulmova atë. Fola me gjyqtarin e katërt dhe ai tregoi mungesë respekti ndaj meje. Nuk isha aspak gabim. Arbitri ka shënuar në raport se nuk kam respektuar arbitrin e katërt.

Nuk është ashtu. Mungesa e respektit është fyese. Unë nuk kam përdorur fjalë fyese. Nëse ata vendosin në raport gjëra që nuk i thënë, atëherë do të duhet të bëj diçka. Nuk e kuptoj të gjithën”, është shprehur Koeman, i cili më pas ka nisur të flasë për ndeshjen.

“Duhet ta pranojmë humbjen e pësuar. Është shumë e vështirë në fakt, pasi ishte një mundësi e mirë të fitonim. Humbja erdhi për shkak të mungesës së përqendrimit në mbrojtje tek të dy golat e Granada. Është një rezultat shumë zhgënjyes.

Ishte një humbje e rëndë, pasi ne e kontrolluam lojën. Tani kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund të kampionatit. Fola me disa prej lojtarëve pas ndeshjes dhe ata janë shumë të zhgënjyer.

Është shumë e rëndësishme të fitojmë përsëri, pasi ndeshja e së dielës është e rëndësishme për objektivin tonë që të fitojmë kampionatin. Ne duhet të mësojmë nga gabimet, duhet të vëmë energjitë në zbatim dhe të përmirësohemi e të vazhdojmë tutje”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!