Presidenti amerikan Joe Biden ka ndaluar për të këputur një lule për bashkëshorten Jill ndërsa të dy bëheshin gati për t’u ngjitur në bordin e Marine One, për të udhëtuar drejt Georgia-s.
Ndërsa çifti presidencial ecnin në barin jashtë Shtëpisë së Bardhë, Biden u përkul dhe këputi një lule dhe ia dha zonjës së parë. Jill Biden mbante veshur një fustan ngjyrë blu Oscar de la Renta me fruta të verdha, të cilin e ka veshur dhe herë të tjera dhe kushton 2,890 dollarë.
Kjo nuk është hera e parë që çifti ndajnë gjeste romantike me njëri-tjetrin. /abcnews.al/

