Mitingu i fitores ngjitur, Rama kërkon falje publike: Nuk e dija

schedule21:43 - 29 Prill, 2021

schedule 21:43 - 29 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama kërkoi ndjesë publike për shkeljen e masave anti-covid për mitingun e fitores ditën e martë në sheshin “Skënderbej”. I ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion”, ai tha se nuk ishte në dijeni të kësaj mënyre organizimi dhe se e mori vesh vetëm kur arriti në shesh.

“E pranoj që ajo që ndodhi në sheshin “Skënderbej” ishte shkelje e pajustifikueshme, unë kam bërë një komunikim mbrapa me organizatorët, pasi nuk e kam kuptuar pse nuk duhet përsëritur e njëjta skemë me karrige.

Nuk jam në dijeni të një gjobe nga policia. Por po ne kemi bërë gabim, kjo është kundër rregullave. Realisht jam habitur…më thanë si do të jetë formati, si herët e tjera thashë, por kur e pashë… Kjo është shkelje, unë kërkoj ndjesë publike” tha Rama./ db/ Abcnews.al