Për të tretën ditë radhazi, ulet numri i pacientëve të shtruar në spitalet Covid në Francë

schedule21:02 - 29 Prill, 2021

schedule 21:02 - 29 Prill, 2021

Për të tretën ditë radhazi Franca ka shënuar numër të ulët të pacientëve të shtruar në spitale.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë regjistruar 75 pacientë më pak në pavionet e kujdesit intensiv.

Ndërkohë autoritetet raportuan 306 viktima në 24 orë. Presidenti Emmanuel Macron më herët njoftoi se Franca ka gati planin për lirim të masave që pritet të fillojë në 19 maj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!