Trump feston për Kavanaugh: Është një fitore e madhe

schedule11:09 - 7 Tetor, 2018

schedule 11:09 - 7 Tetor, 2018

I buzëqeshur, shëndritës. Donald Trump nuk e fsheh kënaqësinë e tij me konfirmimin e Brett Kavanaugh në Gjykatën Supreme të SHteteve të Bashkuara. “Është një natë historike, një fitore e madhe për vendin tonë”, thotë presidenti amerikan, duke folur me mbështetësit e tij, 11,000 personat që erdhën për ta festuar atë. Jashtë “Landon Arena” në Topeka, Kansas, megjithatë protestat nuk munguan: qindra manifestues kritikuan Senatin dhe Republikanët, duke I cilësuar fajtorë – sipas mendimit të tyre – që kanë konfirmuar një person të papërshtatshëm për Gjykatën Supreme dhe mbi të gjitha nuk e kanë dëgjuar denoncimin e Christine Ford, e cila akuzon Kavanough për sulm seksual.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë i dërgon një mesazh të qartë popullit të tij: Shkoni dhe votoni në nëntor. Arsyeja është e qartë: ju keni parë atë që demokratët janë të aftë, mendoni se çfarë do të ndodhte nëse do të vinin në pushtet. “Ata janë partia e krimit, ata janë piromanë gati për të djegur vendin” sulmon Trump, duke akuzuar ose kundërshtuar një “fushatë të turpshme për të shkatërruar” Kavanaugh. Një fushatë – thotë ai – që zbuloi se cilët janë demokratët. “Ata janë shumë të rrezikshëm për të ardhur në pushtet, ata duan socializmin, atë stil të Venezuelës”, u shpreh ai duke marrë duartrokitjet e të pranishmëve.

Për Trump është me të vërtetë një zhvillim historik, i cili vjen në fund të një jave suksesesh, më të mirën që nga hyrja në Shtëpinë e Bardhë. Përkundër parashikimeve, i ka nënshkruar një marrëveshje të re tregtare me Kanadanë dhe Meksikën, konfirmoi Kavanaugh dhe gëzon një ekonomi në shëndet të shkëlqyer, me papunësi në nivelin më të ulët nga 1969 në 3.7%. Suksesi që i ka dhënë energji presidentit amerikan dhe mbështetësve të tij, janë shpresë e republikanëve, se do të bindë votuesit konservatorë që të votojnë në zgjedhjet e nëntorit. Pasi foli për 70 minuta në Kansas, Trump fluturoi menjëherë për në Uashington ku të hënën do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të betimit të Kavanouhg. /acbnews.al