Eklent Kaçi, fitues me ekipin e Europës në Mosconi Cup, do të jetë pjesë e Kampionatit Botëror të Bilardos, së bashku me Besar Spahiun. Ky turne do të zhvillohet në periudhën 9-14 maj, në Milton Keynes në Britaninë e Madhe.
Ata kanë mësuar edhe shortin, teksa do të përballen me Danimarkën dhe në rast se kalojnë tutje rivalë do jenë çifti fitues i bilardistëve të Italisë ose Spanjës, me këta të fundit që janë favoritë.
Kaçi, djaloshi nga Laçi, është një nga emrat më të mëdhenj të bilardos në ditët e sotme, vjet madje kampion Europe në disiplinën 8-Ball. Kaçi e Spahiu morën pjesë edhe vjet në Botërorin e Bilardos, teksa eliminuan Rusinë.
?? How far can the Albanian duo of Eklent Kaçi and Besar Spahiu go at the #WorldCupofPool next month? pic.twitter.com/hbznWh18Jf
— Matchroom Pool (@MatchroomPool) April 26, 2021
Dyshja e Shqipërisë u mund më pas nga Filipinet, që shkuan deri në finale dhe u mundën nga Albin Ouschan dhe Mario He (Austria), kampionët në fuqi. Ata kanë misionin ta mbrojnë trofeun dhe nuk do të jetë e lehtë.
Filipinet, tre herë kampionë bote në bilardo, përfaqësohen nga Jeff De Luna dhe Roberto Gomez, SHBA nga Skyler Woodward dhe Billy Thorpe, kurse Britania e Madhe A nga dyshja e njohur Jayson Shaw dhe Chris Melling.
Sikurse kuptohet, Kampionati Botëror i Bilardos pritet të jetë mjaft interesant dhe do të transmetohet në Sky Sport dhe DAZN. Në këtë turne marrin pjesë 32 çifte dhe luhen përballje me eliminim direkt, ndërkohë që shpërndahen në total 250 mijë dollarë. /abcnews.al
Try and stop him if you can ?
Eklent Kaçi is on the hill against his Mosconi Cup teammate Albin Ouschan#PredatorCLP pic.twitter.com/23kZug20pW
— Matchroom Pool (@MatchroomPool) March 29, 2021