Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Automjeti përplas motorin në Kurbin, 21-vjeçari i lënduar dërgohet me urgjencë drejt Traumës

schedule17:33 - 29 Prill, 2021

schedule 17:33 - 29 Prill, 2021

Një aksident ka ndodhur pasditen e së enjtes në aksin rrugor Laç-Patok, në afërsi të një karburanti. Mësohet se një mjet tip “Benz” me drejtues një 21-vjeçar me iniciale  A.Z., është përplasur me një motor që drejtohej nga një tjetër 21-vjeçar me iniciale T.N.

Për pasojë, është plagosur ky i fundit i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë. Ndërkohë, i riu që drejtonte Benzin është  shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Po hetohet për sqarimin e plotë të ngjarjes. sb/abcnews.al/



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!