Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit të zhvilluar me përfaqësuesin Josep Borrell ka komentuar sërish për “non-paper”, për të cilën u shpreh se është më mirë të mos marrë vëmendje, ndërsa shtoi se nuk sheh zgjidhje nëse në dialog përfshihen territoret.
Gjithashtu ai u shpreh se këto letra i sheh si një kërcënim, ndonëse nuk e di se kush fshihet pas tyre.
““Unë besoj që përgjigja më e mirë për “non-paper” është që nuk duhet të kemi koment. Por dua të shtojë diçka, unë nuk besoj në zgjidhje ku shihen regjionet në termet gjeografike dhe demografike, pa ekonominë sociale, pa siguri, pa qytetarët e republikës”, tha Kurti.
Nga ana tjetër Borell i konsideroi të parëndësishme, por theksoi se mund të jenë një problem për ndikimi që mund të kenë në çështjet e dialogut Kosovë-Serbi.
“Duket sikur janë në modë. Nëse nuk ke “non-paper” nuk je askush. Nuk kam marrë asnjë nga këto dokumente. Shpresoj që nesër nuk do të dalë edhe ndonjë tjetër. Unë nuk punoj me “non-paper”. Për këtë të fundit do ta them atë që e kam thënë edhe për atë më përpara. Për mua këto dokumente nuk janë të rëndësishme dhe mund ta shpreh shqetësimin tim se këto dokumente dhe lajme të rreme janë duke qarkulluar dhe ne nuk kemi të bëjmë asgjë me to”, tha Borrell.
/abcnews.al/