Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi është kandidati më i votuar në listat e PD-AN në radhët e aleatëve të demokratëve të cilët në këtë zgjedhje dolën të “shkrirë” në një listë me atë të selisë blu.
Pas Idrizit, aleati që ka marrë më shumë vota është kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ndjekur nga kreu i LZHK-së Dashamir Shehi.
Ndërkohë aleati që është votëbesuar më pak në zgjedhjet e të dielës, është kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka i cili kandidonte i teti në listat e PD-AN në Shkodër. Ai ka arritur të sigurojë vetëm 228 vota.
Votat që ka marrë secili kandidat deri më tani
Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi, në Tiranë 5943 vota
Kreu i PR Fatmir Mediu, në Tiranë 5195 vota
Kreu i LZHK Dashamir Shehi, në Tiranë 4333 vota
Kreu i PAA-së Agron Duka, në Durrës, 3063 vota
Kreu i PBDNJ Vangjel Dule, në Tiranë, 642 vota
Kreu i PDK-së Nard Ndoka, në Shkodër 228 vota
/mv.abcnews.al