Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vijon vizitën e tij në Bruksel, ku sot prittë që të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të NATO-s bëhet me dije se takimi do të zhvillohet në selinë e NATO-s.
“Të Enjten, 29 Prill 2021, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg, do të takohet me Z. Albin Kurti nga Kosova në Selinë e NATO-s” thuhet në njoftim.
Ndërkohë një ditë më parë Kurti nga Brukslei ka thënë para mediave se nuk do të marrë pjesë në takimin 11 majit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të paralajmëruar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
“Unë nuk mund të marr pjesë në takim për të cilin nuk e kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen, ajo që mund të ju konfirmoj është që do të vij në Bruksel për një drekë ose darkë pune të organizuar nga Komisionari Borrell, nga mesi i muajit maj, ku do të bëjnë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kurti.e.su./abcnews.al