Ditë feste në Dibër, për të promovuar zonën dhe thithur turistët

schedule15:48 - 6 Tetor, 2018

schedule 15:48 - 6 Tetor, 2018

Këtë vit në Dibër u organizuan disa ditë rresht aktivitete të ndryshme me qëllim për të prezantuar zonën turistike. Vendorët besojnë se përmes një feste të tillë do të arrijnë qëllimet që Dibra të frekuentohet dhe në dimër.

“Dibra n’festë”. Kështu besojnë të promovojnë zonën e tyre organizatorët. Të joshin vizitorët e turistët për të njohur, traditat, kulturën, prodhimet dibrane, dhe destinacionet turistike.

Ndryshe nga vitet e tjera këtë vit jane organizuar disa festa.  E nisën me çeljen e një ekspozite me fotografi të vjetra , në një nga shtëpitë e vjetra të qytetit nën moton “Një foto, një histori”.

Muharrem Rama: “Panairi i të vjelave sivjet do të jetë më i larmishëm se produktet e Dibrës kanë qenë më cilësore dhe të shumta”.

Më pas u çel panairiri librit, i cili do të qëndrojë i hapur për tri ditë me radhë.

Aktivitetet vijuan me promovimin e disa produkteve të punës së dorës dhe disa gatime tradicionale të zonës.

Besnik Alku Organizator: “Nëpërmjet kësaj feste në dëshirojmë që të promovojmë të gjitha bukuritë natyrore dhe vlerat që ka Dibra”.

Nuk munguan as kinematë e hapura dhe lojrat për të rinj. Kurse disa grupe u oranizuan në guida turistike, në malin e Korabit, tek liqenet e Lurës, tek liqenet e Kaçnisë dhe në kanionin e Setës. Në mbyllje ishte festa e të vjelave ku fermerët prezantuan prodhimet e tyre. /abcnews.al