Sapo ka nisur emisioni “E ardhmja është vajzë” në ABC dhe mbrëmjen e sotme si rrallëherë janë gjashtë të ftuara.
Bëhet fjalë për gazetaret e terrenit të departamentit të informacionit në ABC, të cilat këto ditë janë duke u përballur me vështirësitë e zgjedhjeve.
Të pyetura nga moderatorja Ermira Çausholli, vajzat kanë ndarë disa nga të papriturat që i kanë ndodhur gjatë zgjedhjeve.
Gazetarja e emisionit “Ballkan” në ABC, Linda Karadaku ka deklaruar se këto zgjedhje ishin të parat që mbulonte pas shumë vitesh në Shqipëri, duke theksuar se më lehtë mbulon ato në Kosovë.
“Janë zgjedhjet e para që unë mbulova në Shqipëri prej vitesh. Zgjedhjet e fundit kanë qenë në vitet ‘90. Me thënë të drejtën mund të duket e ekzagjëruar, po më lehtë mbuloj 7 palë zgjedhje në Kosovë se sa një palë në Shqipëri”.
Më tej ajo ka shtuar se ka pasur edhe momente, ku ka reaguar me nerva për shkak të fluksit të punës.
“Unë kam thënë tërë jetën që nuk kam hyrë në gazetari si femër, por si gazetare pasi nuk ka rëndësi nëse je burrë apo grua, po në Shqipëri kjo ka rëndësi.
Në një moment të lënë nervat dhe do reagosh. E njëjta gjë ka qenë me ne me redaktorë se të kesh zgjedhje për tu mbuluar është shumë e vështirë”. l.k/abcnews.al