Mikel Arteta mori drejtimin e Arsenalit dhjetorin e vitit 2019, duke zëvendësuar një tjetër spanjoll në stolin e ekipit anglez: Unai Emeryn. Nesër do të vihen përballë njëri-tjetrit për duelin e parë gjysmëfinal të Europa League.
Villareal është pengesa e “Topçinjve” për daljen në finalen e madhe të këtij turneu, fitimi i të cilit sjell kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm. Arteta vlerëson homologun e tij në prononcimin për mediat, aty ku mbron edhe pronarët e klubit.
“Kam biseduar me Unai Emery përpara se të merrja drejtimin e Arsenalit, ai më ka ndihmuar shumë. Unai ka eksperiencë të madhe, ka korrur shumë suksese në Europa League. Ai u tregua i sinqertë me mua, nuk ndodh shpesh kjo gjë sapo je shkarkuar.
Njoh shumë persona që kanë punuar me të, kështu që e di mirë sesa shumë vlera ka. Nuk është vetëm trajner i madh, është edhe një person i shkëlqyer. Arsenalin e dërgoi në finalen e Europa League, nuk e kuptoj pse u kritikua aq shumë.
Tierney? Ai po punon çdo ditë si bishë. Nuk e di nëse do ia dalë të jetë i gatshëm për nesër, por po bën gjithçkja për t’u bashkuar sa më shpejt me skuadrën. Pronarët? Shumë spekulime janë bërë rreth kësaj pronarëve të klubit.
Tani kemi një deklaratë të qartë nga ana e tyre (familja Kroenke deklaroi se nuk ka ndërmend ta shesë klubin londinez). Ata janë shumë të lidhur me Arsenalin, duan të krijojnë një skuadër fituese, do bëjnë gjithçka për t’ia dalë“, deklaroi trajneri spanjoll. /abcnews.al