Në të gjithë vendin vijon numërimi i votave të marra për secilin kandidat në zgjedhjet e 25 prillit.
Numri i deri tanishëm i votave për kandidat ka sjellë surpriza. Listën deri më tani e kryeson Taulant Balla i cili është shumë më para me vota edhe se vetë kreu i qeverisë Edi Rama.
Deri më tani Taulant Balla ka grumbulluar 13 288 vota. Ndërsa Kryeministri Edi Rama ka grumbulluar 11 228 vota. Në vend të tretë në rang vendi renditet Niko Peleshi i cili numëron 10 925 vota.
Më poshtë 10 kandidatët më të votuar deri më tani:
1. TAULANT BALLA | PS | 13,288 |
2. EDI RAMA | PS | 11,228 |
3. NIKO PELESHI | PS | 10,925 |
4. SAIMIR HASALLA | PS | 9,951 |
5. BLEDAR ÇUÇI | PS | 9,698 |
6. AURORA MARA | PS | 9,204 |
7. FLAMUR HOXHA | PD-AN | 9,159 |
8. BLENDI KLOSI | PS | 8,502 |
9. DASHNOR SULA | PD-AN | 6,978 |
10. BLEDJON NALLBATI | PD-AN | 6,959 |
/abcnews.al/