Kurti takim me komisionerin e BE-së për drejtësi në Bruksel

schedule16:00 - 28 Prill, 2021

schedule 16:00 - 28 Prill, 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti prej datës 26 prill ka nisur takimet zyrtare në Bruksel.

Sipas agjendës së delegacionit të Kosovës takimet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.

Së fundmi pas takimit me kryeministrin belg De Croo dhe Komisionerin për Bujqësi dhe Zhvillimin Rural, Wojciechovski, Kurti është takuar edhe me Komisionerin e Bashkimit Europian për Drejtësi, Didier Reynders.

Në këtë takim Kurti njoftoi se fokus ishte Reforma në Drejtësi, procesi i Vettingut si edhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Sundimi i ligjit është parakusht i një shoqërie demokratike  dhe të zhvilluar. Ajo është vlerë e Bashkimit Europian. Drejtësia dhe Reforma në Drejtësi është prioriteti bazë i qeverisë së Republikës së Kosovës”, është shprehur Kurti.

Në takim ishin edhe zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!