Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Disa sekrete që e bëjnë shtëpinë të duket më e madhe

schedule10:32 - 28 Prill, 2021

schedule 10:32 - 28 Prill, 2021

Arkitektët Agisa Xhemalaj dhe Donald Lutaj ndanë disa “sekrete” se si ta bëni banesën tuaj të duket më e madhe. Të ftuar sot në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ata vunë theksin tek mbivendosja e funksioneve, përdorimin e sa më paktë të mobiljeve dhe ndriçimin natyral.

“Kjo është e thjeshtë nëse përdorim mbivendosjen e funskioneve që dmth mundet një hapësirë t’i japim dy funksione, në pjesën e sallonit apo dhomën e gjumit. Për fëmijën mund të përdorim pjesën poshtë për një ambient studimi dhe sipër një krevat apo diçka të tillë. Dhe në sallone mundet ta adaptojmë që pjesën e minibarit apo ku vendoset televizori, mund të kemi dhe një tip krevati të fshehtë që nuk do të duket.“, tha Donaldi.



Agisa shpjegoi disa gabime që shpeshherë bëjmë në arredimin e shtëpisë që e bëjnë hapësirën e bollshme të duket akoma më e vogël. “Pjesa që shqiptarët kanë tendencë të vendosin dollapë në të gjitha faqet e murit, kur ka hapësira të vogla, mbyllet me mobilje dhe hapësira është 100 përqind e shfrytëzueshme dhe kur vendos një mobilje sigurisht që ndikon në hapësira.

Një gabim tjetër janë ngjyrat e errëta kur ambienti sigurisht duhet të tentosh tek të hapurat, perdet opake që nuk lejojnë futjen e dritës brenda apo me materiale të rënda. Të gjithakëkto janë gabime që i bëjmë, ne nuk lejojmë që drita të futet brenda banesës dhe krijohet ideja e një hapësire më të mbyllur. “, theksoi ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!