Juventusi e nisi sezonin si favorit absolut për çdo trofe, por me kalimin e kohës bardhezinjtë treguan se nuk janë një skuadër e tillë dhe humbën terren në të gjithë kompeticionet, duke arritur vetëm finalen e Kupës së Italisë.
Javët e fundit të Serie A do të jenë shumë të ethshme për shkak se ata rrezikojnë kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm. Nëse bardhezinjtë nuk arrijnë Champions League, ka diçka të sigurt: Cristiano Ronaldo largohet.
36-vjeçari e ndjen veten ende të fortë dhe dëshiron të vazhdojë në Europë, teksa ka zgjedhur dy klubet, ku dëshiron të transferohet. Nga Italia mësohet se PSG dhe Manchester United janë alternativat e vetme, që mund të arrijnë te portugezi. /abcnews.al