Duke falënderuar shqiptarët që e votëbesuan për një mandat të tretë, kryeministri hapi festën e socialistëve në sheshin Skënderbej.
Rama u shpreh se kjo është fitorja më e vështirë dhe më e bukur ëpr PS. Ai u shpreh se edhe pse kishte një numër të madh fletësh të pavlefshme, PS e ka thyer rekordin e saj.
https://youtu.be/87dS7NaaW40
“Kjo është fitorja më bukur dhe më e vështirë e PS. Megjithë numrin marramendës të fletëve të pavlefshme, ne e kemi thyer rekordin tonë. Ky është rekordi historik i kësaj skuadre të madhe njerëzish të zakonshëm dhe të një shpirti gare që nuk ka të dytë në këtë vend.
Urime me gjithë shpirt dhe një përqafim të madh të gjithëve ju këtu dhe kudo. Unë jam sot krenar si asnjëherë për ju, për çdo vajzë dhe djalë që u angazhua si patronazhist, koordinator që dha më të mirën e vet për skuadrën tonë, kampione në fuqi, kampione përsëri”, tha Rama./mv.abcnews.al