Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Zhang të më japë miratimin”, kryetari i Milanos zhbllokon projektin e stadiumit

schedule17:47 - 27 Prill, 2021

schedule 17:47 - 27 Prill, 2021

Inter dhe Milan prej vitesh kanë rënë dakord për të ndërtuar stadiumin e ri, ku do të luajnë të dyja skuadrat në të ardhmen. Gjithsesi, prej muajsh ky projekt është ndalur dhe nuk ka zhvillime.

Një pjesë të përgjegjësisë në këtë e ka edhe Interi. Kryetari i bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala nuk ka dhënë lejen e nisjes së punimeve për shkak se Interi nuk jep garanci financiare dhe prej muajsh Zhang ka nxjerrë në shitje një pjesë të aksioneve.

Së fundmi ka zhvillime. Raportohet se Zhang do e mbajë klubin në pronësi dhe ka arritur edhe të sigurojë zgjidhje për krizën financiare të klubit. Në këto kushte Sala jep miratimin për të nisur punimet e stadiumit.



“Nëse pronarët e Interit më sigurojnë se ata do mbajnë kontrollin e aksioneve të klubit për tre vitet e ardhshme, atëherë nuk do të kemi më probleme”, u shpreh Sala për mediet italiane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!