Teksa procesi i numërimit të kutive në qarkun e Fierit është në vazhdimësi, vihet re që Partia Socialiste kryeson me 91572 vota, që deri tani konvertohet në 9 mandate.
Mirëpo, ajo çfarë tërheq më shumë vemendjen është se kandidati që ka marrë më shumë vota është femër dhe bëhet fjalë për Lindita Buxhelin. Ajo ka siguruar 787 vota duke lënë pas zëvendës kryeministrin Erion Braçe me 457 vota.
Ndërsa Partia Demokratike në qarkun e Fierit ka marrë 64680 vota dhe ndiqet nga LSI me 64680 vota. l.k/abcnews.al