U martua të dielën, ish-gazetari që kandidon për deputet në Elbasan me shumicë votash, lë pas edhe Ballën

schedule16:25 - 27 Prill, 2021

schedule 16:25 - 27 Prill, 2021

Besion Ajazi është kandidati surprizë në listat e socialistëve në Elbasan. Nga procesi i deritanishëm i numërimit të votave për kandidatë, Ajazi kryeson me një shumicë dërrmuese votash duke lënë pas edhe kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla dhe figura të tjera të socialistëve.

Konkretisht Ajazi deri tani ka marrë 4836 vota, ndërsa Balla numëron 2838 vota.

Kush është Ajazi?

Ai ka qenë më herët gazetar në një televizion në Shqipëri. Më pas u angazhua me socialistët për disa vite dhe kandidonte për herë të dytë për mandat deputeti. Të dielën e zgjedhjeve të 25 Prillit, ai kurorëzoi dashurinë në martesë me partneren e tij.

/mv.abcnews.al