“StyleStar Show” thyen rekord, 100K klikime për dy ditë

schedule13:01 - 27 Prill, 2021

schedule 13:01 - 27 Prill, 2021

StyleStar Show është kthyer tashmë në një nga emisionet më të shikuara të Abc Neës Albania dhe jo vetëm.

Me vetëm 5 puntata deri tani, ku kjo e fundit ka thyer rekord, për vetëm dy ditë ka arritur 100 mijë klikime në kanalin e Youtube.

Emisioni i fundit ka tërhequr vëmendjen pasi vajzat kanë hapur shumë debate me njëra-tjetrën duke kaluar nga komentet dhe kritikat për stilin dhe modën, në komente pak më personale.

Pavarësisht debateve, StyleStar akoma mbetet spektakli më i madh i modës dhe në vëmendje ka qenë gjithmonë stili. Vetë moderatorja Kiara Tito ka bërë një postim në Instagram, për të falenderuar publikun për mesazhet dhe për vëmendjen që i kanë kushtuar emisionit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!