Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ekipet që vrapojnë më shumë: Interi absolut, Juve e Milan shumë larg

schedule12:18 - 27 Prill, 2021

schedule 12:18 - 27 Prill, 2021

Interi është një hap larg titullit kampion. Triumfi ndaj Crotones në fundjavë u jep Scudetton zikaltërve të Antonio Contes, që janë edhe skuadra që vrapon më shumë në Serie A.

Gazzetta dello Sport ka publikuar shifrat dhe Interi numëron 113 kilometra mesatarisht në çdo ndeshje. Skuadra e dytë që vrapon më shumë është ajo e Gennaro Gattuso. Napoli vrapon mesatarisht 112.18 kilometra për ndeshje.

Në podium edhe Lazio, me 112.08 kilometra për ndeshje. Atalanta është në vendin e shtatë, me 109.6 kilometra për ndeshje, Juventusi i nënti me 109.3 kilometra për ndeshje, kurse Milani merr vendin e 14-t me 108 kilometra për ndeshje.



Tek Interi ai që spikat është Marcelo Brozovic, i cili vrapon mesatarisht 13 kilometra për ndeshje. Nicolo Barella është i pesti me 11.4 kilometra për ndeshje, ndërsa mes dy interistëve janë Morten Thorsby (11.7 km/ndeshje), Marko Rog (11.6 km/ndeshje) dhe Sergej Milinkovic-Savic (11.5 km/ndeshje). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!