Ligji i ri në Mal të Zi: Gjobë për këdo që nuk ngrihet në këmbë kur këndohet himni

schedule19:39 - 5 Tetor, 2018

schedule 19:39 - 5 Tetor, 2018

Qeveria e Malit të Zi miratoi projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për simbolet shtetërore.

Sipas këtij ligji kushdo që nuk ngrihet në këmbë gjatë këndimit të himnit do të gjobitet me 300 deri në dy mijë euro. Lajmi u konfirmua nga Ministri i Kulturës së Malit të Zi Aleksandër Bogdanoviç, pas mbledhjes së qeverisë.

Ligji gjithashtu detyron komunat dhe institucionet publike, themelues i të cilave është shteti që të ekspozojnë dukshëm flamurin kombëtar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!