Në Serbi është e njëjta opozitë dhe 18 vjet pas rrëzimit të Millosheviçit

schedule14:18 - 5 Tetor, 2018

schedule 14:18 - 5 Tetor, 2018

18 vjet pas protestave të mëdha në Beograd që i dhanë fund pushtetit të Sllobodan Milloshevic në 5 tetor të vitit 2000, pothuajse asgjë nuk ka ndryshuar nga opozita. Ndërsa njerëzit e ish-Presidentit janë në postet më të rëndësishme të pushtetit aktual në vend.

Partia Demokratike e Serbisë shënon 18 vjetorin e ndryshimit demokratik në Serbi. Në 5 tetor të vitit 2000 me anë të një demonstrate të fuqishme u rrëzua nga pushteti Sllobodan Miloshevic. Ky i fundit refuzoi të pranonte rezultatin e zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën në 24 shtator të vitit 200 në ish republikën federale të Jugosllavisë. Fituesi i atyre zgjedhjeve ishte kandidati dhe lideri i Partisë Demokratike të Serbisë Vojislav Koshtunica.

Protestuesit u mblodhën atëherë para godinës që tashmë i përket parlamentit serb. Atau mblodhën nga gjithë vendi duke udhëtuar me automjete, autobusë dhe kamionë në rradhë që arrinin deri në 10 kilometra gjatësi. Më pas ata përdorën bulldozerë për të hequr postblloqet e vendosur nga policia.

Pasditen e pesë tetorit 2000, policia përdori gaz lotsjellës për të penguar protestuesit të futeshin në selinë e parlamentit, por pa sukes. Ndërtesa u shkatërrua dhe iu vu zjarr, ashtu si dhe televizionit shtetëror serb.

Agjentët e policisë nuk rezistuan më dhe iu bashkuan qytetarëve.

Mbrëmjen e asaj dite Presidenti i ri Vojislav Koshtunica i foli qytetarëve nga tarraca e ndërtesës së parlamentit dhe një ditë më pas Milloshevici pranoi humbjen duke uruar Koshtunicën për fitoren.

18 vjet më vonë ata që në atë kohë ishin pjesë e regjimit të Millosheviçit janë sërish në postet më të rëndësishme të pushtetit aktual.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në atë kohë ishte ministër informacioni, zëvendës presidentja Maja Gojkovic tashmë është kryetare e parlamentit aktual, ish anëtari i partisë së Millosheviç Aleksandër Vulin është ministër mbrojtjeje; ndërsa ish zëdhënësi i partisë Ivica Daçiç – ministër i jashtëm.

Vojislav Koshtunica, i cili atëherë fitoi zgjedhjet presidenciale, u tërhoq pak kohë më pas nga politika, ndërsa Zoran Gjingjiç, i cili u bë kryeministër, u vra në 12 mars 2003.

Slobodan Miloseviç ndërroi jetë në vitin 2006 në Hagë, ndërsa bashkëshortja e tij ka përfituar azil në Rusi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!