Modeli i ri i fletëve të votimit ku shumë qytetarë kanë zgjedhur kandidat dhe parti të ndryshme ka sjellë shumë fletë të pavlefshme në këto zgjedhje por edhe debate mes komisionerëve sa i takon shpalljes apo jo të pavlefshme.
Një rast i tillë është regjistruar mesditën e sotme edhe në KZAZ në Kamës.
Disa komisionerë kanë debatuar me njëri tjetrin për klasifikimin e fletës së votimit, të pavlefshme apo jo.
Gazetarja Leontina Nikaj raporton për ABC se deri më tani në këtë KZAZ janë shpallur të paktën 1000 fletë të pavlefshme./mv.abcnews.al