Artan Hoxha kërkesë për “burrat e shtetit”: Kjo histori nuk mund të vazhdojë sërish

schedule11:17 - 27 Prill, 2021

schedule 11:17 - 27 Prill, 2021

Gazetari Artan Hoxha ka shkruar në një status në rrjetet sociale se sot është dita që burrat e shtetit të bëjnë gati tekstin e dorëheqjes pasi sipas tij ai që humb duhet ët hapë krahun.

Hoxha shkruan se në të kundërt nuk e ka fajin populli, na pëlqen apo jo rezultati.

“Sot eshte dita per ata, qe na kane thene se jane “burra shteti”, te bejne gati tekstin e doreheqjes dhe ta shpallin publikisht. Kjo histori nuk mund te vazhdoj serish me te njejtat fytyra.

Kush humb, hap krahun dhe i lejon forces se vet politike ringritjen.  Ne te kundert, nuk e ka fajin populli, na pelqen ose jo rezultati. Perpara se te dilni te fajsoni popullin, ndaloni nje moment dhe mendoni cfare duhej te kishit bere ndryshe….”, shkruan Artan Hoxha./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!