Tërbimi kap majat te Porto, pas barazimit 1-1 me Moreirense. Vendi i parë tashmë është gjashtë pikë larg dhe asnjë nga stafi teknik apo lojtarët nuk foli për ndeshjen.
Pas ndeshjes ka ndodhur edhe një incident. Kameramani i TVI është sulmuar nga menaxheri i futbollistëve, Pedro Pinho. Ai ishte së bashku me presidentin e Portos, Pinto Da Costa.
Kur ky i fundit iu afrua gazetarëve jashtë stadiumit, Pinho vendosi dorën në kamer dhe vazhdimisht pati kërcënime ndaj kameramanit, i cili edhe u sulmua në fund. /abcnews.al