Hansi Flick do të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni dhe gjermanët e kanë ndarë mendjen për trajnerin e ri.
Kandidati kryesor është Julian Nagelsmann, i cili ka spikatur me RB Leipzig dhe shpesh është lidhur me klube të mëdha në Spanjë e Angli.
Bayern Munich është gati të shpenzojë 20 milion euro për trajnerin e “demave”. 15 milion euro pritet që bavarezët t’i paguajnë menjëherë, kurse pjesën tjetër përmes bonuseve.
Me Nagelsmann në Gjermani raportojnë se marrëveshja është arritur, tani duhet gjetur edhe me RB Leipzig, klub të cilit Bayern i ka marrë edhe mbrojtësin Dayot Upamecano. /abcnews.al