Dy aktivistë që kanë punuar në fushata të ndryshme kundër dhunës seksuale si armë lufte kanë fituar çmimin Nobel për Paqe për vitin 2018. Ata u përzgjodhën për punën e tyre mes 331 kandidatëve.
Çmimi Nobel për Paqen i vitit 2018 i është dorëzuar gjinekologut kongolez Denis Mukwege dhe aktivistes jazide, Nadia Murad për betejën e tyre kundër përdorimit të dhunës seksuale si armë lufte. Mukwege është një mjek që ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së tij duke ndihmuar viktimat e dhunës seksuale në Republikën Demokratike të Kongos. Ndërsa Nadia Murad, është një nga 3 mijë femrat jazide, viktima të abuzimeve nga ana e ISIS.
“Mukawege dhe stafi i tij kanë kuruar mijëra viktima”, shpjegon Akademia Suedeze në motivin e dorëzimit të Nobelit. Gjinekologu “vazhdimisht ka dënuar pandëshkueshmërinë për përdhunimet në masë dhe ka kritikuar qeverinë kongoleze dhe ato të vendeve të tjera pasi nuk kanë bërë mjaftueshëm për të ndaluar përdorimin e dhunës seksuale kundër grave si armë lufte”.
Nadia Murad, lexohet në shënimin e organizatorëve të Nobelit, “ishte viktimë dhe dëshmitare e abuzimeve dhe ka treguar guxim të rrallë në tregimin e vuajtjeve të veta dhe ka folur në emër të viktimave të tjera”. Ndërkohë, 331 individë dhe organizata u nominuan këtë vit për çmimin prestigjoz për paqen. Në këtë listë përfshihej dhe kryeministri maqedonas, Zoran Zaev dhe ai grek, Aleksis Tsipras. /abcnews.al