“Mes lotëve dhe pritjes pa fund”, Vrioni plot emocione për rikthimin te goli

schedule22:16 - 26 Prill, 2021

schedule 22:16 - 26 Prill, 2021

Giacomo Vrioni u kthye ditën e djeshme në fushë, duke arritur edhe të gjejë rrjetën, në ndeshjen e dytë pas rikuperimit nga dëmtimi. Sulmuesi i Shpresave tundi rrjetën ndaj Carrarese dhe i dha fitoren skuadrës së Juventus U23.

Pas ndeshjes plot emocione ka qenë 22-vjeçari, i cili para pak muajsh debutoi edhe me ekipin e parë të Juventusit. Goli i djeshëm ka ardhur fiks pesë muaj nga rrjeta e fundit, e shënuar më 25 nëntor të vitit të shkuar ndaj Grosseto.

“25 nëntor, 25 prill. Në mes të lotëve, zemërimit, punës, djersës, sakrificës e një pritje me të vërtetë të pafundme. Dhe shumë dëshirë për për të bërë një kthim të tillë. Unë jetoj për këto momente ”, shkruan Vrioni. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Giacomo Vrioni (@giacomovrioni_)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!