Maqedonia e Veriut deri më tani ka regjistruar mbi 150 mijë raste me Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë në vend janë konfirmuar pozitivë me Covid-19 gjithsej 150,672 persona, prej të cilëve, 129,909 janë shëruar dhe 4.714 kanë humbur jetën.
Monentalisht, vendi ka aktive 16,049 raste dhe numri vijon të ulet dhe për këtë arsye do të ketë edhe lehtësime sa i përket masave kufizuese.
Nga 808 teste që janë bërë gjatë 24 orëve të fundit, u regjistruan vetëm 86 raste të reja. /abcnews.al/

