Zyra e Kryeministrit: S’kemi marrë ftesë për takim mes Kosovës e Serbisë më 11 maj

schedule20:59 - 26 Prill, 2021

schedule 20:59 - 26 Prill, 2021

Shef i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borell ka deklaruar se pret që të ketë një raund të radhës së dialogut Kosovë-Serbi, me datë 11 maj.

“Shpresoj të kemi një rund të radhës të dialogut në datën e paraparë 11 maj. Nuk kam asgjë për të ofruar, vetëm dua të shpjegojë sa i rëndësishëm është të vazhdohet ky dialog”, deklaroi Borell.

Por nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti kanë reaguar duke thënë se nuk kanë pranuar kurrfarë ftese as njoftimi për takim në mes Kosovës dhe Serbisë më 11 maj.

“Zyra e Kryeministrit nuk ka marrë kurrfarë ftese as njoftimi për takim mes Kosovës e Serbisë më 11 maj. Ndoshta, kjo mund të ketë qenë ideja apo edhe dakordimi me Beogradin, por jo me neve. Kryeministri Kurti udhëton nesër në Bruksel, bashkë me zëvendëskryeminstrin Bislimi dhe zëvendëskryeministren Gërvalla, për takime bilaterale me krerët e institucioneve të BE-së dhe me kreun e qeverisë belge”, ka shkruar Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës në Facebook.Ai thotë datat dhe agjendat e takimit kanë kuptim kur ka dakordim.“Datat, vendet dhe agjendat e takimeve kanë kuptim dhe zbatim kur merremi vesh, jo kur imponohen njëanshëm”, ka shkruar zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!