Ndërsa numërimi vijon ende, në Shkodër është vënë re një rritje e numrit të votuesve për partinë që drejtohej deri para pak orësh nga Tom Doshi, PSD. Gazetari Simon Shkreli, duke raportuar nga KZAZ Nr. 2 tha se në të gjithë territorin e qarkut të Shkodrës ka shifra për 284 qendra votimi nga 411 që janë në total.
Lexo edhe: Tom Doshi jep dorëheqjen
Siç raportoi gazetari, në KZAZ Nr. 5 ka përfunduar procesi i numërimit, ndërsa ditën e nesërme në orën 08.30 do të nisë numërimi sërish, por kësaj radhe për votën e kandidatëve. Në rang qarku, PD kryeson deri më tani me 33,046 vota dhe pasohet nga Partia Socialiste me 21,745.
Që nga mesdita, rritje e numrit të votave është vënë re për PSD, e cila numëron tashmë rreth 10,666 vota, krahasuar me mesditën kur numëronte rreth 5,000 vota. LSI numëron deri më tani 6,859 vota.
Sa i përket KZAZ-së Nr.5, rezultatet janë si vijon.
47 kuti të numëruara
12,055 votues
1,541 vota PSD
5,188 vota PD
2,783 vota PS
1,143, vota LSI /abcnews.al/