Burri i cili jetoi i vetëm në një ishull për 32 vjet, tani i duhet të largohet

schedule17:35 - 26 Prill, 2021

schedule 17:35 - 26 Prill, 2021

Për më shumë se 30 vjet ai ka jetuar vetëm në një ishull. iItaliane tani është duke u larguar, pas presionit nga autoritetet.

Mauro Morandi, 81-vjeç, u zhvendos në ishullin Budelli në 1989. Por vitin e kaluar, ai tha se, pronarët e ishullit, i kërkuan atij të largohej.

“Unë do të largohem, duke shpresuar se e ardhmja e Budellit do të mbrohet pasi e kam mbrojtur atë për 32 vjet,” shkroi ai në Facebook të dielën.

Duke folur për BBC Outlook në 2018, ish-mësuesi i edukimit fizik kishte thënë se “ai ka qenë gjithmonë pak revolucionar”. “Unë u mërzita me shumë gjëra në lidhje me shoqërinë tonë: konsumizmi dhe situata politike në Itali,” tha Morandi. “Vendosa të transferohem në një ishull të shkretë në Polinezi, larg kulturës. Doja të filloja një jetë të re afër natyrës.

Pasi filluan udhëtimin, ai dhe miqtë e tij arritën në arkipelagun italian të La Mandalena, ku planifikuan të punonin dhe të grumbullonin para për të financuar pjesën tjetër të udhëtimeve të tyre.

Megjithatë, duke arritur në Budelli, pasi takoi kujdestarin e ishullit, i cili ishte gati të dilte në pension, Morandi vendosi të qëndronte. Edhe që atëherë ai mbeti duke u kujdesur për ishullin dhe duke biseduar me turistët.

Pavarësisht se është përballur me një numër kërcënimesh për dëbime gjatë këtyre viteve.

Ai i ka bërë qeverisë italiane një kërkesë me më shumë se 70,000 nënshkrime, ta lejojë atë të qëndrojë në ishull.

Të Dielën, Morandi njoftoi vendimin e tij për t’u larguar, duke thënë për Guardian Britanik se ai do të transferohej në një apartament të vogël në një ishull aty pranë në arkipelagun La Mandalena.

“Jeta ime nuk do të ndryshojë shumë, unë do të shoh përsëri detin”.l.k/abcnews.al

 

Posted by Mauro Morandi on Monday, 26 April 2021

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!