Princi Charles merr rolin e Philipit: Çfarë ndodh me protokollin e trashëgimisë

schedule15:42 - 26 Prill, 2021

schedule 15:42 - 26 Prill, 2021

Ndërsa periudha e zisë së Mbretëreshës po mbaron ngadalë dhe paraqitjet e saj publike duhet të vazhdojnë, të gjithë pyesin kush do të jetë pranë saj tani e tutje pas vdekjes së Princit Philip.

Tani konsiderohet  që ky rol do të merret së pari nga pasardhësi, Princi Charles.

Sipas raporteve në The Sun, Charles do të shoqërojë Mbretëreshën në paraqitjet e saj të ardhshme, duke filluar me inaugurimin e Parlamentit.

Edhe pse kjo nuk është hera e parë që Charles merr një rol më aktiv në Buckingham (ai e ka bërë këtë që nga njoftimi i dorëheqjes së Dukës së Edinburgut në 2016), ai do ta marrë rolin edhe më seriozisht.

Më në fund, në lidhje me këtë temë, burimet mbretërore zbulojnë se Mbretëresha nuk dëshiron të ndryshojë protokollin e trashëgimisë dhe t’i japë kurorën William, kështu që ajo dëshiron që “Charles të marrë më shumë detyra në jetën mbretërore”.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!