Bayer Leverkusen fitoi 3-1 ndaj Eintracht Frankfurt në fundjavë, sfidë e rëndësishme për garën e fortë që po zhvillohet për kualifikimin në Champions League. Dy grupime të tifozëve respektive, lanë një takim për të zhvilluar një betejë mes tyre. Grushtë dhe shkelma derisa kundërshtari dorëzohet.
Një version lufte siç ndodh në vendet lindore, Rusi apo Poloni, atje ku përballje të tilla mes ultrasve janë një gjë normale. Mbrojtësi i Eintracht Frankfurt, Martin Hinteregger i ka befasuar të gjithë me përgjigjen që ka dhënë në ZDF në lidhje me këtë ngjarje.
“Nëse të gjithë pjesëmarrësit kanë rënë dakord për të dyluftuar, atëherë gjithçka është ok. Pse jo? Ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe më parë, ndodhin shpesh. Është pjesë e lojës. Është një lojë që ka vetëm fitues.
Ata zbaviten me njëri-tjetrin, ndërsa ne bëjmë intervista sepse ju gazetarët keni nevojë për të folur në lidhje me diçka. Nuk mendoj se është diçka serioze“, deklaroi austriaku, teksa ZDF e censuroi intervistën e tij. /abcnews.al