Deputeti i AAk-së, Ramush Haradinaj në seancën e sotme zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar me kritika ndaj qeverisë për masat e vendosur pë Covid-19.
Haradinaj kërkoi që të hiqet ora policore, të hapet gastronomi si edhe sallat e dasmave duke respektuar protokollin e sigurisë.
Po ashtu ai u shpreh se qeveria duhet të fokusohet tek vaksinat, duke shtuar se ora policore vështirëson aktivitetet e punës.
“Vazhdoni siguroni pako financiare për të prekurit nga kriza ekonomike…Ndërprisni menjëherë presionet ndaj bizneseve dhe gjobat ndaj qytetarëve, nuk është praktikë e duhur në kohë krize-ndëshkimi financiar…Legalizoni të gjitha tregjet që sjellin të hyra në buxhet dhe krijojnë vende të reja të punës. Hapni gastronominë, hapni sallate dasmave po me masa mbrojtëse, hekne orën policore”, tha Haradinaj.
/abcnews.al/