Në seancën e zhvilluar ditën e sotme më Kosovë, në Kuvend janë miratuar edhe propozimet për emërimin e Komisioneve Parlamentare.
Me 89 vota pro, një abstenim dhe asnjë votë kundër, Kuvendi ka miratuar propozimin e Grupeve Parlamentare për emërimin e Komisioneve Parlamentare.
Ndërkohë shefi i grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka kritikuar qeverinë në lidhje me ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës Penale.
Ai u shpreh se në Komisionin për Legjislacion nuk është diskutuar në lidhje me këtë projektligj, dhe se sipas tij nuk ka konsensus brenda qeverisë.
/abcnews.al/