Vendi ynë ka bërë hapa para përsa i përket Reformës në Drejtësi. Kështu tha ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjatë takimit që zhvilloi me ministrin e Brendshëm të Austrisë, Josef Moser dhe përfaqësuesen e BE-së Vera Jourova. Sipas Gjonajt, ky është një tregues i qartë i vlerësimit dhe mbështetjes së partnerëve tanë strategjikë për rrugën e reformave të thella që kemi nisur.
“Pata kënaqësinë të ndaj me homologët e mi të Ballkanit Perëndimor faktin se reforma shqiptare në drejtësi është hartuar në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare falë asistencës dhe ekspertizës më të mirë vendase dhe asaj të huaj. Me këtë reformë ne kemi tranformuar rrënjësisht sistemin tonë të drejtësisë dhe po ecim ditë pas dite drejt zbatimit të suksesshëm të saj. Në përfundim të këtij procesi shtetformues, Shqipëria do të ketë një sistem gjyqësor tërësisht profesional, të pavarur, të pandikuar politikisht dhe të krahasueshëm për nga efiçencreforma ka ria dhe cilësia me sistemet më të konsoliduara europiane. Nëpërmjet procesit të Vettingut po pastrohet pallati i drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, të paaftë, apo të lidhur me krimin e organizuar. Deri më sot, ky proces ka dhënë rezultate mbreslënëse duke rikthyer besimin e munguar të qytetarëve shqiptarë në sistemin e drejtësisë”, deklaroi Gjonaj./abcnews.al