Tifozët duan largimin e pronarit të Arsenal, në skenë themeluesi i “Spotify” dhe legjendat e klubit

schedule19:17 - 26 Prill, 2021

schedule 19:17 - 26 Prill, 2021

Arsenal ishte një nga 12 klubet themeluese të Super League, çka solli shumë polemika tek tifozët e londinezëve. Përveç thirrjeve në rrjetet sociale për largimin e pronarit aktual të klubit, Stan Kroenke, tifozët zhvilluan edhe një protestë përpara duelit të kësaj fundjave që lamë pas me Evertonin.

Sipas raportimit të “Football Daily”, një epokë e re po lind për “Topçinjtë”. Revolucioni për klubin anglez pritet ta fillojë themeluesi i “Spotify”, Daniel Ek, i cili pritet të bëjë bashkë disa nga legjendat e Arsenal për të marrë drejtmin e ekipit.

Në projektin e milionerit janë emra si Thierry Henry, Patrick Viera dhe Dennis Bergkamp. Një ofertë zyrtare pritet të vijë shumë shpejt dhe me shumë mundësi ky projekt do të ketë edhe mbështetjen e tifozëve të Arsenalit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!