Fituan Njësinë Nr. 10, Veliaj: Të pranojmë rezultatin, të nisim fushatën e vëllazërisë

schedule09:31 - 26 Prill, 2021

schedule 09:31 - 26 Prill, 2021

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj në një deklaratë nga selia ka përshëndetur dhe falënderuar të gjithë për fitoren e arritur në Njësinë 10 në Tiranë.

Veliaj në fjalën e tij ka theksuar se është në një mendim me ambasadorët dhe me kundërshtarët politik që të pranohet rezultati i këtyre zgjedhjeve dhe të shtrihet dora e bashkëpunimit pa dallim.

Ndër të tjera ai ka theksuar se mezi pret që të mbyllet numërimi për të pasur mandatin e radhës qeverisës.

“Duke pasur parasysh se ka qenë një natë e qartë une i ftoj që të shkojmë deri në fund numërimit të votave. Unë e ndaj me kolegët e opozitës mendimin se ishin zgjedhje të mrekullueshme, se s’ka kohë për pushim për numëruesit dhe se duhet të pranojmë fitoren. Sa më shpejt të mbarojë puna aq më shpejt do ti përvishemi punës.

Fitorja në njësinë 10 është një fitore e madhe për ne, një mandat në njësinë 10 do të bëjë që ne të jemi aty për të administruar atë fitore me përulësi. Duke qenë se jeni skuadra e parë që e mbyll me sukses një rezultat të tillë, duhet që tu shtrijmë dorën dhe pjesës tjetër sepse ato janë shqiptarë dhe s’ka rëndësi bindja politike. Mezi pres që nga mbyllja e kësaj fushate për të pasur mandatin për të qeverisur, do ja të nisim një fushatë vëllazërie dhe përqafimesh për ëndërra tona”, ka thënë Veliaj.e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!