Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Maliqi: Votat e mia janë grabitur, nuk do t’i pranoj kurrë këto zgjedhje

schedule09:02 - 26 Prill, 2021

schedule 09:02 - 26 Prill, 2021

Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Lefter Maliqi deklaron se votat e tij janë grabitur.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” Maliqi bën me dije se nuk do t’i pranojë këto zgjedhje, pasi thekson se votat e tij janë blerë nga mafia dhe krimi.

Ai gjithashtu thekson se rezultati është i pavërtetë, duke u shprehur besimplotë se e vërteta do të zbardhet.

Statusi i plotë:

Te dashur bashkeqytetaret e mi ne qarkun e Beratit. Une, ne respekt te vullnetit tuaj, nuk i pranoj keto zgjedhje, kurre dhe pike. Votat e mia jane grabitur, jane blere, jane manipuluar, nga krimi dhe mafia,per mua jo vetem ne qarkun Berat por ne gjithe vendin,dicka e tmerrshme fshihet. Rezultati i deritanishem eshte skandaloz dhe i pavertete. Mbetem me i forte se kurre, besoj qe e verteta do te zbardhet, dhe ndeshkimi do te jete i rende. Vazhdoj me koken lart dhe me besim ne Zot, drejt sfidave reale me fitore kunder krimit, droges dhe mafies.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!