Prokuroria për Krimet e Rënda i ka dërguar një fletë-thirrje deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.
Ai duhet të paraqitet në këtë prokurori në orën 09:30 të ditës së premte, për t’u pyetur në lidhje me dosjen “Babalja”.
Bëhet fjalë për hetimin e nisur pas publikimit të audiopërgjimit të një bisede mes Albert Veliut, i njohur si “Babalja” dhe një personi tjetër që pretendohet prej tij të jetë, Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm.
Fletë-thirrja është firmosur nga prokurorët e çështjes, Përparim Kulluri dhe Gentian Osmani.
Kjo është hera e dytë që Salianji thirret në prokurori për këtë çështje. Pak ditë më parë në Shqipëri mbërriti përgjigja e akt-ekspertimit të audio-përgjimit të kryer në një laborator në Britaninë e Madhe.
Deputeti Salianji ka konfirmuar publikisht se do jetë nesër në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për t’iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve./abcnews.al