Nga janari i 2018-s fermerët do të kenë lehtësi proceduriale për përfitimin e subvencioneve për bujqësinë. Kjo u deklarua nga ministri Niko Peleshi gjatë takimit të dytë sektorial për bujqësinë, që kishte në fokus buxhetin dhe paketën fiskale të vitit të ardhshëm.
Ministri i bujqësisë Niko Peleshi, premtoi se nga janari i vitit të ardhshëm fermerët do të duhet te paraqesin shumë më pak dokumeneta për të përfituar subvecione.
Ministri i bujqesisë Peleshi, pranon se në laboratorët e institutit të sigurisë ushqimore ka mungesa të kapaciteteve njerëzore, pasi ka gjithmonë e më pak specialistë të kësaj fushe.
Këto deklarata u bënë gjatë një takimi sektorial për bujqësinë me temë “buxheti dhe paketa fiskale 2018”./abcnews.al